Milaim Zeka: Qeveria e ardhshme do të jetë e taksës dhe e dialogut

04 tetor 2019 | 18:57

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) dhe kandidat për kryeministër, Milaim Zeka, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, në një takim me kandidatët për deputetë, ka thënë se shëndetësia dhe mungesa e një sistemi të duhur të drejtësisë, janë dy arsyet kryesore pse qytetarët po e lënë vendin.

Sipas tij, PEK-u për dallim nga partitë tjera, ka bërë një fushatë demonstrative për të vënë në pah të keqën në vend, e jo duke bërë fushatë luksoze, me shpenzime milionëshe.

Zeka ka thënë se si deputetë të Kuvendit të Kosovës do të krijojnë komisione hetimore për të gjithë keqpërdoruesit nga klasat politike.

Krahas kësaj, Zeka tha se shëndetësia dhe mungesa e drejtësisë janë arsyet kryesore pse qytetarët e lënë vendin.

Kryetari i PEK-ut, ka thënë se nuk kanë dashur të bëjnë koalicion me parti qe vriten mes vete.

Qeverisja e ardhshme, sipas tij, do të jetë e taksës dhe e dialogut. Ai është shprehur i bindur se kush do që do të vije në qeverisje do ta heq taksën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…