Milaim Zeka: Serbët po heshtin sepse e kanë kuptuar që ëndërrat e tyre po i realizon Albin Kurti

31 gusht 2024 | 23:15

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas situatave të fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka është shprehur se heshtja serbe në veri është një parakiamet për Kosovën.

Krejt kjo, sipas gazetarit kosovar, sepse ata (serbët) “po e degjojne baben e tyre, Dobrica Qosiqin, i cili tha: -Ne e rifitojme Kosoven vetem kur lideret e saje armiqrsohen me Ameriken”.
“Ata po heshtin. Asnje reagim. Ata e kane kuptuar se enderrat e tyre po ua realizon Albin Kurti. Ata, pra serbet, po e degjojne baben e tyre, Dobrica Qosiqin, i cili tha: -Ne e rifitojme Kosoven vetem kur lideret e saje armiqrsohen me Ameriken. Te tjeret gati ishin. Reagoi edhe nxitesi kryesor i aventurave te Albinit, ambasadori gjerman, i cili çdo jave i jepte infuzion kryeministrit foshnjor qe te vazhdonte me politikat konfliktuale karshi perendimit”, shkruan ndër të tjera, Milaim Zeka.

Postimi i plotë [pa ndërhyrje]:

Heshtja serbe ne veri, nje parakiamet per Kosoven

Ata po heshtin. Asnje reagim. Ata e kane kuptuar se enderrat e tyre po ua realizon Albin Kurti. Ata, pra serbet, po e degjojne baben e tyre, Dobrica Qosiqin, i cili tha: -Ne e rifitojme Kosoven vetem kur lideret e saje armiqrsohen me Ameriken. Te tjeret gati ishin. Reagoi edhe nxitesi kryesor i aventurave te Albinit, ambasadori gjerman, i cili çdo jave i jepte infuzion kryeministrit foshnjor qe te vazhdonte me politikat konfliktuale karshi perendimit.
Po i shohe disa qe po tallen me pjesetaret e KFOR-it. Mos ua zini per te madhe. Te tillet tallen edhe me nenat e tyre.
Krejte ne funde, mbreme me rastisi te degjoja nje ”analize” te nje mergimtari, i cili e nxirrte Francen komplet ne anen e Serbise. Zot ruana prej mendimeve te tilla talebane. Franca eshte djepi i bombardimeve ndaje Serbise. Askush ma shume nuk e ka mbeshtetur Rugoven se sa Franca, me perjashtim te SHBA-ve.
Nuk ja vlene mu zgjate me shume. Te kthehemi tek Baba Albin, qe duke i testuar kembet e ures te Ibrit, ka shkaterruar urat shekullore me prendimin, ato qe jane ndertuar me munde dhe sakrifica…!!!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është bërë…