Milaim Zeka: Thaçi, sa herë të dojë, të gjithë i rrëzon
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovë e cila e shpalli Ekipin Negociator jokushtetues.
Zeka ka theksuar se Hashim Thaçi sa herë të do të gjithë i rrëzon.
“U nis me hajgare, vazhdoi me inate e ndërskamsa, e perfundoi me turp. Thaçi i ka gatu të gjithë këta. Sikur nje inxhinier që e di vrimen e dinamitit për shembjen e një ure, edhe Thaçi, sahere do ai, të gjithë i rrëzon”, ka shkruar deputeti Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në një komunikatë për media, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se “delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit”.
Gjykata ka konstatuar se “si i tillë, delegacioni shtetëror nuk mund të përfshihet në ndërveprimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, gjegjësisht strukturën e ndarjes së pushtetit, sikurse është e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”.