Milaim Zeka thotë se është arritur marrëveshja LV-LDK
13 dhjetor 2019
| 18:18
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se është arritur marrëveshja mes LV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.
Ai gjithashtu konfirmon se edhe ministri i Punëve të Brendshme do jetë nga LDK-ja, dhe ka zbuluar se bëhet fjalë për Nehat Idrizn nga Gjilani.
“Është arritur marrëveshja VV-LDK Edhe Ministri i Punëve te Brendshme do jetë nga LDK-ja. Edhe Ministri i Punëve të Brendshme do jetë nga LDK-ja, me gjasë Nehat Idrizi nga Gjilani. Pak ka rendësi kjo. E rëndësishme është që do të kemi një qeveri…”, ka shkruar Zeka.