Milaim Zeka tregon arsyen pse votoi kundër shpërndarjes së Kuvendit
Deputeti i deritanishëm, Milaim Zeka, ka treguar arsyen pse ka votuar sot kundër shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
“Jam kundër krejt këtyre që e kanë sjellë në këtë gjendje vendin. Hapini sytë, mendjen, shpirtin dhe dijeni se kë e votoni. Mos t’ua blejnë votën tuaj me 20-50 euro. Mos votoni kundër të ardhmes së fëmijëve tuaj. Spitale s’ka, duhet të shërohemi në Shkup, Turqi apo Beograd. Nuk kemi asgjë në këtë vend që të themi ‘mashallah’. Kjo është forma e protestës sime. Kur krejt koalicioni e bojkotonte çdo seancë, unë isha prezent. Në mesin deputetëve të përgjegjshëm kam qenë edhe unë. Unë kam qenë një diamant në Kuvend”, ka thënë Zeka.
“Sot kam shpreh protestë kundër kësaj bërllokhane, përmes votës sime jam kundër këtyre që po rrejnë . Nuk kam bërë pazare politike me asnjë parti. Po hyra prapë në parlament, i garantoj qytetarët që kam me ecë pa truprojë por askush nuk ka me ma bë me gisht ‘këqyre ky hajni’” është shprehur kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka.
/Epoka e re/