Milaim Zeka tregon se kush janë iniciatorët për shfuqizimin e Gjykatës Speciale 

08 shkurt 2018 | 21:46

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka treguar se kush janë iniciatorët për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Zeka në “Debat D” në “RTV Dukagjini” ka thënë se iniciatorë të kësaj sipas tij janë kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Vetë tentimi ka qenë një budallallëk, sepse së pari duhet ta ndryshosh Kushtetutën, nuk ka pasur shanse teorike të shfuqizohet Gjykata por, u bë çfarë u bë edhe ne pastaj reaguam. Kjo stërzgjatja e këtij debati ju konvenoni më tepër disa liderëve politikë. Ideja si ide ka qenë diçka shumë e rëndë edhe keqe. Ne shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar prej vitit 90 e deri në atë natë. Unë mendoj se iniciatorë janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj ua ka miratua këtë”, ka thënë Zeka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup arkeologësh izraelitë prezantuan sot një mozaik të rrallë…