Milaim Zeka: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e pagave është vendim politik
Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit të pagave është vendim politik.
Ligji i Pagave u pezullua deri në mars të vitit të ardhshëm pas ankesës që dërgoi Avokati i Popullit në Kushtetuese.
“Dërgimi në Gjykatë nga Avokati i Popullit është vendim politik”, ka thënë Zeka.
“Duke qenë se Avokati i Popullit është një njëri me dije të jashtëzakonshme dhe i aftë, por duke u dorëzuar ndaj presioneve politike, në radhë të parë PDK-së, tregon që është vendim politik. Nuk ishte e mundur të zgjedhesh si Avokat i Popullit pa aminin e PDK-së, nuk mund të zgjedhësh në Gjykatë Kushtetuese pa aminin e PDK-së, andaj ky vendim ka qenë ndezja e fitilit në Kosovë”, ka thënë Zeka.