Milan bën dy goditje në fund të afatit kalimtar të janarit
04 shkurt 2025
| 12:43
Milani ka bërë edhe dy transferime të tjera në ditën e fundit të merkatos së dimrit.
“Rossonerët”, pas Santiago Gimenezit, i ka siguruar shërbimet e lojtarëve si Riccardo Sottil dhe Warren Bondo.
Bondo, erdhi si transferim nga Monza, ndërsa Sottil erdhi si huazim me të drejtë blerjeje nga Fiorentina.
Bondo, ka qenë një nga yjet e Monzës ku i cili ka bërë 22 paraqitje, ndërsa Sottil ka bërë 25 paraqitje për Fiorentinën këtë sezon dhe ka bërë pesë gola dhe tre asistime.