Milan-Juventus zhvillohet në Arabinë Saudite
05 qershor 2018
| 14:25
Milani dhe Juventus do të përballën në kuadër të Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite.
Ndeshja do të zhvillohet në muajin janar, kurse futbolli italian nga kjo marrëveshje përfiton 24 milionë euro, ku 3.2 do të shkojë për secilin klub.
Ka shumë çështje të tjera që janë ende pezull, siç është ajo e të drejtave televizive, dhe rinovimi i kontratës për 2 vite të tjera, pra që Superkupa të vazhdojë të ngelet në Arabinë Saudite. Këto lëvizje njihen tashmë për promovimin e futbollit por edhe për të ardhura të shumta.