Milan mbërrin në Kosovë, me skuadrën është edhe legjenda Maldini
10 gusht 2019
| 12:45
Shtatë herë kampionët e Evropës, skuadra e Milanit, ka mbërritur në Kosovë.
Rreth orës 12:30, Milan ka ateruar në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Skuadra e Milanit, e udhëhequr nga trajneri Marco Giampaolo dhe legjenda Paolo Maldini, ka mbërritur në Kosovë, për ndeshjen miqësore kundër KF Feronikelit.
Milan nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’, zhvillon ndeshjen kundër KF Feronikelit.
përballje shumë emocionuese, mund ta ndiqni në “RTV Dukagjini”.