Milan Radojçiq i arratiset policisë së Kosovës në Bërnjak

03 shkurt 2022 | 23:21

Milan Radojçiq i ka ikur policisë së Kosovës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak.

Radojçiq është vënë në listën e të kërkuarve para disa ditëve, ndërsa sipas burimeve të Kallxo.com, ai ka arritur të arratiset pasi i janë marrë dokumentet për verifikim nga Policia në kufi.

Rrethanat se si ka arritur Radojçiq të vozisë makinën prapa e të arratiset nuk janë të qarta.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një maskë antivirus që mbulon vetëm hundën dhe mund të…