Milan i rikthehet fitoreve
Milan ka fituar 2-1 ndaj Bologna duke marrë tre pikët për herë në muajin e fundit. Kuqezinjtë shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa Bologna pa dy gola të anulua nga VAR.
Hakan Calhanoglu dhe Giacomo Bonaventua shënuan gola për ekipin e drejtuar nga Gennaro Gattuso, në të vetmet dy goditje që miqtë bënë në kuadrat gjatë 45 minutave të para. Me shtatë gola të shënuar në këtë kampionat, Bonaventura ka arritur rekordin personal.
Në pjesën e dytë sulmuesi Cutrone humbi dy mundësi të për të mbyllur ndeshjen. Fillimisht goditi shtyllën, më pas gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar. Kjo i dha mundësinë Bologna të futet në lojë me golin e De Maio, kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë, por Milan arriti të mbrojë fitoren, raporton “Telesport”.
Gjithsesi, asgjë nuk ndryshon në renditjen e Serie A, për sa i përket garës për një vend në Evropa Ligë, pasi Atalanta dhe Sampdoria fituan në fushën e tyre, përkatësisht 3-1 ndaj Genoa dhe 4-1 ndaj Cagliari. Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për të luajtura Atalanta e vendit të gjashtë ka 58 pikë, një më shumë se Milan dhe katër më shumë se Sampdoria. Dy nga katër tre ekipe do të shkojnë në “kupën e vogël”.