Milani arrin fitore me rezultat minimal ndaj Genoas
Milan fiton 0-1 ndaj Genoas në transfertë, në një ndeshje mjaft delikate.
Trajneri i kuqezinjve, Pioli preferoi rotacionin, duke lënë jashtë formacionit titullar Giroud dhe Leao. Vendasit nga Genoa nuk menduan vetëm të mbroheshin, por ishin shpeshherë djemtë e Gilardinos që vendosën në vështirësi kundërshtarin.
Pulisic, i futur në pjesën e dytë, zhbllokoi takimin në minutën e 86-të. Gjithsesi, arbitri shtoi edhe më shumë emocionet në Stadio Luigi Ferraris (Genoa), pasi shkoi të shikojë në VAR aksionin, për shkak se mund të kishte patur një prekje me dorë. Gjithsesi, festa ishte e gjitha e mysafirëve, pas verifikimit. Milan e mbyll takimin me një lojtar më pak pasi portieri Maignan bën një ndërhyrje të ashpër në afërsi të zonës. Arbitri ndëshkoi “gardianin”, ndërsa në ekzekutimin e goditjes së dënimit, vetëm shtylla ndali Genoan nga goli.
Besojeni apo jo, por edhe portieri Josep Martinez i Genoas doli me karton të kuq, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Sa i takon renditjes, Milan kryeson me 21 pikë, sakaq Genoa është e 15-ta.