Milani arrin marrëveshje me ish-sulmuesin e Bayernit dhe Juves
17 janar 2021
| 13:25
Sulmuesi kroat Mario Mandzukiq do të jetë lojtari më i ri i Milanit. Sipas mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e hënë ose të martë, sulmuesi kroat pritet të zyrtarizohet te kuqezinjtë.
34-vjeçari rikthehet kështu në Serinë A, ku luante deri para një viti, kur ishte pjesë e Juventusit.
Marrëveshja është arritur për një kontratë deri në qershor të vitit 2022, më mundësi rinovimi edhe për 1 vit tjetër. Drejtuesit e Milanit kanë marrë edhe miratimin e Zlatan Ibrahimoviqit për këtë lëvizje, i cili është një lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Milanit.