Milani barazon me Sassuolon

30 gusht 2022 | 22:36

AC Milan ka barazuar 0-0 me Sassuolon në “Reggio Emilia”, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit e nisën me mjaft dëshirë ndeshjen, teksa Leao provoi nga distanca pas 12 minutash.

Minuta e 21-të do sillte një episod  mjaft të rëndësishëm. Florenzi pengoi në zonë Kiriaopulos dhe arbitri Ayroldi nuk hezitoi, duke drejtuar gishtin te pika e bardhë e penalltisë. Kontestimet ishin të kota nga kampionët e Italisë, pasi vendimi u konfirmua edhe nga sistemi VAR.

Berardi mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, Maignan neutralizoi goditjen.  Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, me të dyja skuadrat që duhen të kënaqen me nga një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA, ka konsideruar se…