Milani barazon rezultatin në fund të ndeshjes ndaj Unitedit
11 mars 2021
| 20:59
Manchester United dhe Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e parë të luajtur në “Old Trafford”.
Në fillimin e fraksionit të dytë Solskjaer hodhi në fushë edhe Amad Traore, i cili ja shpërbleu menjëherë besimin duke shënuar vetëm 5 minuta pas hyrjes në fushë me një goditje me kokë.
Milani tentoi të reagonte duke krijuar shanse të mira, por goli i barazimit do të vinte vetëm në sekondat e fundit. Pas një goditje nga këndi, Kjaer arrin që të shënojë me kokë.
Ky barazim favorizon kuqezinjtë për duelin e kthimit. Ajax fitoi pastër 3-0 në sfidën e parë ndaj Young Boys. Klasen,Dusan Tadic dhe Brobbey ishin dy autorët e golave për ekipin holandez.