Milani bëhet me pronar të ri

31 maj 2022 | 15:17

Kampioni i 19-fisht i Serie A, AC Milan është bërë me pronarë të ri. Skuadra ka kaluar nën menaxhimin e “Red Bird”. Aksionet janë blerë nga kompania “Elliot”. Kreu i “Red Bird Cardinal” Gerry Cardinal, e ka nënshkruar blerjen e shumicës së aksioneve.

Njoftimi zyrtar mund të bëhet gjatw orëve na vazhdim. Pas nënshkrimit do të bëhet mbyllja e kontratës që pritet që të zgjas shumë. Ky operacionit pritet t’i sjellë “Elliott” 1,3 miliardë euro në dorë për shitjen e shumicës së aksioneve të klubit te “RedBird”, ndërsa fondi i familjes Singer do të mbajë afërsisht 30 përqind e aksioneve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kida është një prej këngëtareve më të dashura dhe më…