Milani bie në ‘San Siro’, titull edhe me larg

14 mars 2021 | 23:18

Milani humbi 0-1 në shtëpi kundër Napolit, duke i dhënë fund shpresave për titull. Diferenca me Interin kryesues ka shkuar 9 pikë dhe kuqezinjtë duhet të përqendrohen te objektivi Champions League.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi një ish-interist. Kundërsulm i shpejtë i Napolit në minutën e 49-të, asistim i polakut Zielinski dhe finalizim i Matteo Politanos. Vendasit reaguan, por Napoli u mbrojt mirë dhe siguroi tre pikë fantastike.

Ante Rebiq u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë, ndërsa Elseid Hysaj e zhvilloi të plotë ndeshjen për skuadrën mike. Vendi i dytë me 56 pikë për Milanin, teksa Napoli renditet i pesti me 6 pikë dhe një ndeshje më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taylor Swift, Beyonce dhe Dua Lipa janë pretendentet kryesore në…