Milani “blindon” futbollistët
09 janar 2018
| 10:21
Milani “blindon” futbollistët e vet, duke shuar zërat për largime të mundshme gjatë afatit kalimtar të janarit.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare klubi kuqezi siguron se asnjë nga futbollistët e mbërritur gjatë verës nuk do të largohet.
“Me rastin e hapjes së sesionit dimër të afatit kalimtar, Milani do të vazhdojë t’i qëndrojë linjës për të mos ndryshuar. Nga futbollistët e mbërritur gjatë verës nuk do të largohet asnjë. Për nga karakteristikat e tyre, Andre Silva dhe Borini konsiderohet pikë referimi në organikën e Milanit. Konsolidimi i të gjithë lojtarëve të afruar në Milanello në verë janë prioritet në këtë moment nevralgjik të punës së trajnerit Rino Gattuso”, thuhet në njoftimin e AC Milanit.