Milani ‘blindon’ vendin e parë

19 mars 2022 | 23:10

Milani ka arritur të marrë një fitore me shumë peshë mbrëmjen e sotme ndaj Cagliarit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 por rastet nuk munguan. Loja dukej me intensitet dhe Milan nuk po gjente hapësira të realizonte golin pasi dhe Cagliari ishte i vendosur mirë.

Pjesa e dytë nisi me gol ku në minutën e 60-të, Giroud asistoi për Bennacer dhe ky i fundit goditi një predhë të vërtetë në drejtim të portës duke e bërë të pamundur kapjen nga portieri kundërshtar.

Cagliari pjesën e mbetur të lojës u mundua të vendoste në vështirësi Milanin por nuk ia arriti qëllimit.

Kështu klubi i Milanos ruan vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Napoli në vendin e dytë me 63 pikë dhe Inter në të tretin me 60 pikë (me një ndeshje më pak).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se disa mijëra banorë të këtij…