Milani dhe Interi ndahen në “paqe”
Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i Italisë mes Milanit dhe Interit në “San Siro” në kuadër të javës së 12 të Serie A.
“Zikaltërit” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11 me turkun Calhanoglu i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Vendasit do të reagonin shpejt dhe do të gjenin golin e barazimit në minutën e 17 nga një goditje standarte e cila ekzekutohet nga Tonali dhe kthehet në gol nga një prekje e De Vrij.
Në minutën e 27 gjyqtari do të akordonte penalltinë e dytë për miqtë e cila këtë herë meret përsipër nga Lautoro Martinez i cili gabon përballë Tatarusanu-t.
Barazimi 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i 45 minutave të para edhe i gjithë ndeshjes edhe pse pjesa e dytë vazhdoi të dhuronte spektakël, topi nuk përfundoi më në rrjetë.
Me këtë barazim Milani renditet në vendin e dytë, por me pikë të barabarta me Napolin e vendit të parë, 32. Interi në krahun tjetër vazhdon të mbajë vendin e 3 me 25 pikë.