Milani dhe Juve në Ligën e Kampionëve

23 maj 2021 | 22:59

Milani rikthehet në Champions League pas 8 vitesh.

Kuqezinjtë triumfuan kundër 0-2 Atalantas dhe e mbyllën kampionatin në vendin e dytë, në një kampionat mjaft të mirë të zhvilluar prej tyre. Franck Kessie ishte autori i të dy golave, me penallti.

Një fitore e vuajtur, por për Milanin e rëndësishme ishte të shkonte në Champions.

Leao goditi shtyllën në pjesën e dytë dhe i la kuqezinjtë me zemër në dorë deri në fund, kur penalltia e dytë u realizua nga mesfushori afrikan që ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Juventusi bëri detyrën kundër Bologna, duke triumfuar 1-4 dhe falë barazimit 1-1 të Napolit në shtëpi me Hellas Verona, bardhezinjtë shkojnë në Champions.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare pjesë e stërvitjes “Defender Europe…