
Milani e dëshiron Depayn ose Thuramin
12 nëntor 2020
| 13:21
AC Milan po regjistron rezultate pozitive në këtë edicion, por drejtuesit e klubit janë të interesuar për transferimin e një sulmuesi.
Mediat italiane raportojnë se Memphis Depay dhe Marcus Thuram janë në listën e klubit kuqezi. Holandezi Depay ka paralajmëruar largimin nga Lyoni në afatin kalimtar të janarit, por transferimi i tij duket i vështirë pasi kërkohet nga Barcelona. Ndërsa transferimi i Thuramit duket më i mundshëm.