Milani e dëshiron Mustafin
Milani është duke u interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, bën të ditur “Calciomercato.com”.
Mustafi po pritet të largohet nga Arsenali këtë verë. Mustafi pati vështirësi të mëdha këtë stinor, ku u aktivizua shumë pak. Por, në xhirot e fundit, para se stinori në Angli të pezullohej shkaku i koronavirusit, ai nisi të aktivizohej dhe u lavdërua për paraqitjet. Te aktivizimi erdhi pasi Arsenali ndërroi trajnerin, duke emëruar në krye Mikel Artetan.
Mustafi 27-vjeçar në total këtë stinor i ka luajtur 18 ndeshje, prej tyre vetëm tetë në Premier League. Kontrata e tij me Arsenalin skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Klubi i njohur italian AC Milan, po kërkon një përforcim në mbrojtje dhe e sheh Mustafin si përforcim ideal. Mustafi ka përvojë në kampionatin italian, pasi më herët ka luajtur për Sampdorian.