
Milani e dëshiron Rabiotin, pengesë është paga e lartë e francezit
11 qershor 2024
| 14:56
Është ende e pazgjidhur e ardhmja e futbollistit Adrien Rabiot. Mesfushorit francez i përfundon kontrata me Juventusin këtë muaj dhe ende palët nuk janë dakorduar për një të re.
Këtë situatë delikate po synon ta shfrytëzojë Milani, të cilët e dëshirojnë në ekip francezin. Sipas raportimeve të medieve italiane, Milani ka kontaktuar me Rabiotin për ta bindur për të këtë transferim, megjithatë kjo lëvizje shihet pak e vështirë, pasi paga e francezit te Juventus është shumë e lartë.
Në 31 paraqitjet e këtij edicioni në Serie A, Rabiot ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime.