Milani e eliminon Juventusin nga Superkupa, në finale e pret Interi

03 janar 2025 | 22:44

Milani e ka eliminuar Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” kaloi e para në epërsi në minutën e 21-të të takimit me anë të golit të Yldizit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa, Milani u kthye furishëm në pjesën e dytë ku për pesë minuta i shënoi dy gola.

Fillimisht ishte Pullisiq ai që barazoi shifrat në minutën e 71-të nga pika e bardhë, kurse Gatti ishte i pafat pasi shënoi autogol.

Në finale të Superkupës së Italisë, Milani do të përballet me Interin i cili e mposhti në gjysmëfinale Atalantan me rezultat 2-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar listën e kandidatëve…