Milani e lëshon fitoren nga duart ndaj Lazios
25 nëntor 2018
| 20:01
Milani e ka lëshuar fitore nga duart në ndeshjen ndaj Lazios, e cila u zhvillua sonte në “Stadio Olimpico” dhe përfundoi 1-1. Ekipi i shqiptarëve Strakosha, Berisha dhe Durmishi edhe pse ishte duke humbur nuk u dorëzua dhe arriti të barazoi rezultatin në fund të ndeshjes.
Golin për skuadrën kuqezi nga Milano e shënoi Franck Kessie, në minutën e 78-të, kurse për vendasit realizoi në fund të ndeshjes Joaquin Correa.
Pas kësaj ndeshje Lazio është në pozitën e katërt me 23 pikë, kurse Milani renditet një pozitë me poshtë me 22 pikë.
/Epoka e re/