Milani e nis me humbje
Milani zhgënjen në debutim në ndeshjen e parë në këtë edicion, pasi pësoi humbje nga Udinese (1-0).
Pjesa e parë ishte tërësisht e përgjumur mes të dyja ekipeve. Shumë pragmatiste, dhe pa tentuar drejt portave respektive, duke e bërë ndeshjen edhe të mërzitshme disa herë.
Në pjesën e dytë, “Djalli” u fut në fushë me më tepër iniciativë, por goditjet e Susos, Castillejos apo Piatekut nuk kishin saktësinë e duhur për tek porta e Udineses. Ishin pikërisht miqtë, që shtangën në minutën e 72-të me Rodrigo Becao, ku mbrojtësi shënoi me kokë pas një goditje këndi.
Rast për moviolë ai i minutës së 84-t, ku pas një prekje me dorë të Samir brenda zone, arbitri kryesor Paskua, shkon ta shohë në VAR, por sërish nuk akordon penallti për kuqezinjtë. Deri në fund, Udinese mbrojti avantazhin, duke marrë kështu fitoren e parë në Seria A për këtë sezon, ndërsa Milani ka ende shumë për të bërë në këtë edicion të ri.