
Milani e rikthen Bakayokon, afër marrëveshjes edhe me Diazin
27 gusht 2020
| 17:59
Mesfushori Tiemoue Bakayoko është afër rikthimit në skuadrën e Milanit, pasi Chelsea ka dhënë pajtimin që ai të huazohet me të drejtën e blerjes.
Francezit mund t’i bashkohet edhe Brahim Diazi, pasi klubi kuqezi dhe Real Madridi janë drejt marrëveshjes për huazim me të drejtë blerje dhe tani fjala e fundit i takon futbollistit.