Milani eliminohet nga Kupa, ky është reagimi i Piolit

12 janar 2023 | 13:42

AC Milan u eliminua nga Kupa e Italisë, pasi pësoi humbje nga Torino (1-0) në kohën shtesë. Zhgënjimi ishte i madh të kuqezinjtë pasi për 50 minuta luajtën me një futbollistë më shumë.

“Është një zhgënjim i madh, më vjen keq. Ne u përballëm mirë me kundërshtarët tanë, por duhet të shfrytëzonim më mirë kohën shtesë. Kemi luajtur një lojë serioz, vendimtare, agresive dhe me cilësi. Dëshirojmë të jemi konkurrues në të gjitha garat që jemi. Tani duhet të rifillojmë me më shumë vendosmëri. E lashë të luajë De Ketelaere sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai vërtet nuk ishte në rolin e tij, por Giroud u kthye nga Kupa e Botës dhe nuk pres që ai të luajë çdo tre ditë. Kjo mund t’i sjellë një rrezik për t’u dëmtuar. Të luash si qendërsulmues kundër Torinos nuk është e lehtë. Charles bëri një lojë cilësore dhe është e qartë se ne të gjithë prisnim një lojë vendimtare. Por nuk ishim në gjendje që të bënim një gjë të tillë”, ka thënë Stefano Pioli, trajner i Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se gjysma e kompanive gjermane po përballen me…