Milani eliminohet pas humbjes nga Liverpooli, Reali pa problem e mposhti Interin

07 dhjetor 2021 | 22:59

Mbyllet me spektakël dhe emocione ndeshjet e grupeve. Milani ka shpërdoruar një mundësi të madhe për t’u kualifikuar, duke pësuar një humbje 1-2 në shtëpi ndaj Liverpoolit. Kuqezinjtë shënuan të parët me Tomorin në minutën e 29-të, por nuk arritën që të ruanin rezultatin. Në minutën e 36-të, Salah shënoi golin e barazimit. Në minutën e 55-të, Divock Origi i dha një goditje të rëndë skuadrës së Piolit.

Në krahun tjetër, Atletico Madrid mori një fitore 3-1 ndaj Portos, duke siguruar kualifikimin. Nuk munguan edhe tensionet, teksa Carrasco dhe Wendell u ndëshkua me kartonë të kuq pas një sherri masiv.

Real Madrid ndërkohë ruajti vendin e parë në grup, duke fituar 2-0 ndaj Interit në duelin e fundit. Toni Kroos zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të me një gol shumë të bukur nga distanca. Barella u ndëshkua në mesin e pjesës së dytë, duke lënë zikaltrit me një lojtar më pak. Asensio realizoi golin e dytë në minutën e 79-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka realizuar golin e dytë kundër Interit. Ishte…