Milani ende i interesuar për Brojën

11 gusht 2024 | 12:33

Milani synon të bëjë lëvizjet e fundit në merkaton e verës, pas një sezoni që përfundoi duke u renditur në vendin e dytë dhe pas ndryshimit në pankinë me Paulo Fonseca që mori drejtimin e skuadrës si pasues i Stefano Pioli, në mënyrë që të rritet dhe të luftojë për titullin e Serie A.

Klubi italian vazhdon të qëndrojë në lojë për afrimin e Youssouf Fofana, me lojtarin e Monaco që po ashtu e dëshiron këtë lëvizje. Klubi francez mbetet një pengesë dhe nuk dihet nëse mesfushori do të veshë fanellën “kuqezi” këtë sezon apo do të duhet të presë deri në përfundimin e kontratës në verën e 2025-ës që të lëvizë me parametra zero drejt Milano-s.

Në një rast të tillë “Djalli” do të kthente fokusin nga Cardoso i Betis, në mënyrë që Fonseca të ketë mesfushorin që i duhet në ekip.

Teksa, sa i përket repartit të sulmit gjithmonë e më shumë mediet italiane po raportojnë për vëmendjen e madhe që Milan është duke i kushtuar situatës së lojtarit të kombëtares shqiptare, që është pjesë e Chelsea-t, Armando Brojës.

Broja ka kontratë deri në 2028-ën me Chelsea-n, por duke qenë se “blutë” e Londrës janë në një situatë kaotike nga numri i lartë i lojtarëve që kanë në pronësi, një gjë e tillë mund ta favorizojë Milan-in për të bërë të mundur transferimin e shqiptarit në këto ditë të mbetura të merkatos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E shtyrë nga nevoja për të diversifikuar sektorin e saj…