“Milani është një farë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Gazetari Berat Buzhala u pyet në Pressing në T7 se ku i mori përgjimet Kusari-Radoiçiqi, një pjesë të së cilave e publikoi sot.
Në këtë pyetje, Buzhala u përgjigj:
“Këto përgjime unë besoj një gjë, ishalla s’janë tranu VV mos mi incizu këto biseda. Qysh po folë me Milanin edhe spo i incizon a? Ke folë me Milanin me njeriun e Listës së Zezë e ti se ke incizu këtë send. Po unë besoj që Milani është i incizuar 24 orë prej krejt dynjasë, i Listës së Zezë është. Është njëfarë lloj Bin Ladeni i Ballkanit”, tha Buzhala në Pressing, transmeton Express.
“Kush ka mujtë e ka përgju”, tha Buzhala, sa i përket incizimit të bisedës Kusari-Radojiçiq.
Gazetari Berat Buzhala tha në Pressing në T7 se nuk është çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë publikimi i bisedës mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, Buzhala tha se njëjtë do të vepronte me publikim edhe për qeveritë e kaluara.