Milani fiton ndaj Cagliarit
18 janar 2021
| 22:56
Zlatan Ibrahimoviqi ia ka sjell fitoren Milanit në udhëtim ndaj Cagliarit.
Ndeshja përfundoi 2-0 me dy golat e suedezit.
Golin e parë Ibra e realizoi në minutën e 7-t të ndeshjes nga pika e bardhë ndërsa të dytin në të 52-n, asistuar nga mbrojtësi Davide Calabria.
Me këtë fitore, Milani mbetet në pozitën e parë me 43 pikë në Serie A ndërsa Cagliari në të 17-n, me 14 sosh.
Këtë sezon, Ibrahimoviqi ka shënuar 12 gola.