Milani fiton ndaj Cagliarit, shënon Ibra (Video)

11 janar 2020 | 17:03

Pas tre ndeshjeve pa fitore në Serie A, Milani ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit në udhëtim.“Rossonerët” shënuan fitore prej 2 me 0.

Golin e parë e shënoi Leao në minutën e 46 pas asistimit nga Castillejo. Kurse golin e dytë e shënoi Zlatan Ibrahimoviq në minutën e 64 pas asistimit nga Hernandez.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e tetë. Derisa në dy pozita më lart Cagliari ka 29 pikë.

https://twitter.com/i/status/1216017697563000840

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se Kujtim…