Milani fiton ndaj Napolit dhe ruan kreun

22 nëntor 2020 | 22:56

Milani konfirmohet si skuadra e momentit në Seria A, duke fituar 3-1 kundër Napolit për të ruajtur kryesimin e Seria A.  Kuqezinjtë e nisën mjaft mir ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 21-të.

Ibrahimovic do të shfrytëzonte më së miri një krosim të Theo Hernandez, për të realizuar me kokë. Napoli provoi të reagonte, por do të shkonte me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes pas pjesës së patë.

Në fillimin e së dytës, Ibrahimovic shënoi me gju pas një pasimi të Rebic. Ky ishte goli i 10-të sezonal për suedezin që është golashënuesi më i mirë i kampionatit. Napoli rihapi ndeshjen me Dries Mertens në minutën e 63-të, por dy minuta më pas Bakayoko u largua nga fusha me karton të kuq. 10 minuta nga fundi Ibrahimovic u largua pas një dëmtimi muskulor, teksa pritet të mungojë për disa ndeshje.

Napoli pati shans që të barazonte me Petagnan në kohën shtesë, por Donnarumma e ndali me një pritje të lehtë. Atë që nuk e bëri italiani, e bën në krahun tjetër Hauge, që vulosi fitoren e Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare gjatë ditës…