Milani fiton Superkupën e Italisë

06 janar 2025 | 22:18

Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, duke rrënbyer trofeun e Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan me përmbysje, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.

Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Theoi Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisic të barazonte shifrat në minutën e 80-të.

Golin e fitores e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao.

Nisje fantastike për trajnerin Sergio Conceicao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për…