
Milani fitore me përmbysje ndaj Fiorentinës
Milani përfiton më së miri nga ndalesa e Juventusit për të marrë një fitore me përmbysje 3-2 kundër Fiorentinës.
Ndeshja nisi me një ritëm të lart dhe gola. Në minutën e 9-të, Ibrahimovic merr një pasim fantastik në zonë, teksa i vetëm përballë portierit arriti që të shënonte.
Kundërpërgjigja e vjollcëve do të ishte e shpejt. Në minutën e 18-të, Pulgar ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Donnarumma i cili përfundoi gjithashtu në rrjetë pa hedhjes.
Në fillimin e pjesës së dytë, Ribery do të kalonte në avantazh Fiorentinën, por gëzimi i tyre do të zgjaste vetëm 6 minuta. Brahim Diaz do të shënonte në minutën e 57-të. Gjithsesi Milani nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 73-të, Calahanoglu shënoi një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Me këtë fitore Milan ngjitet në kuotën e 59 pikëve, 6 më pak se Interi.