Milani gabon ndaj Salernitanas

19 shkurt 2022 | 22:52

Milani është shtangur nga Salernitana, pasi ka barazuar 2-2 në transfertë dhe tani Interi ka mundësinë ta parakalojë, sikurse edhe Napoli.

Në Milano nisi gjithçka me një gol të shënuar që në minutën e pestë. Junior Messias e dërgoi topin në rrjetë me një diagonale brenda zonës dhe u duk se për Milanin do të ishte një shëtitje.

Nuk ndodhi kështu, pasi Salernitana arriti të realizonte me roveshatë me anë të Bonazzoli kur po bëheshin gjysmë ore lojë. 45 minutat e para përfunduan në barazim 1-1.

Milani në pjesën e dytë rrezikoi dy herë me Giroud dhe Leao, i cili tentoi me një roveshatë. Sulmet e kuqezinjve nuk po konkretizoheshin dhe ishte Salernitana që shtangu Maignan me një gol të Djuric.

Pesë minuta zgjati epërsia e skuadrës vendase, pasi Ante Rebic goditi fort nga distanca dhe e çoi topin në rrjetë, duke shmangur humbjen e Milanit ndaj skuadrës së vendit të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se e ka befasuar deklarata…