Milani i ofron kontratë të re Ibrës

04 nëntor 2020 | 12:33

AC Milan është duke punuar që t’i vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimoviqit edhe për një vit.

Sulmuesi suedez pak muaj më parë rinovojë kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2021, derisa forma e tij është mbresëlënëse. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Milani nuk dëshiron ta lëshojë Ibrahimoviqin deri në vitin 2022, duke i ofruar një marrëveshje të re.

Sulmuesi 39-vjeçar u rikthye në “San Siro” në afatin e janarit si lojtar i lirë, pasi kontrata me La Galaxy skadoi në dhjetor të vitit të kaluar. Ibrahimoviq ka shpërthyer në këtë edicion, pasi ka shënuar shtatë gola në katër ndeshje në Serie A. Me ndihëm e tij, Milani vazhdon të jetë lider i ligës italiane, e që rikthimi i tij në “San Siro” ka sjell freski në skuadrën kuqezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup…