Milani i ofron kontratë të re Kessies
09 mars 2021
| 17:12
Performanca e Franck Kessie ka bindur Milanin t’i besojë atij edhe për të ardhmen.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e kuqezinjve kanë kohë që po punojnë për rinovimin e kontratës me mesfushorin.
Kontrata e 24-vjeçarit skadon në vitin 2024 dhe drejtuesit Maldini dhe Massara janë gati t’i paraqesin lojtarit rinovimin deri në vitin 2026 me një rritje page deri në 3 milionë euro. Aktualisht Kessie përfiton një pagë 2.2 milionë në sezon.