Milani i shtohet garës për Bajramin

09 mars 2022 | 14:00

Nedim Bajrami është një ndër lojtarët kryesorë të Empolit të këtij sezoni, ku ka rënë në sy me paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës toskane dhe tani shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, klubet e Serie A janë të magjepsur pas tij, ku një ndër ta është dhe Milani. Nuk kanë munguar adhuruesit në elitën e futbollit italian, me në krye Juventusin, Fiorentinën, Lazion apo edhe Sassuolo.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Empolit në Serie A, Nedim Bajrami është aktivizuar në total në ndeshje nga ku ka realizuar gola dhe ka dhuruar asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…