Milani identifikon zëvendësuesin e Giroudit

14 maj 2024 | 15:46

AC Milan është në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Oliver Giroud. Për sa i përket karakteristikave teknike dhe fizike, Sesko nga Leipzig do të ishte zgjidhja ideale.

Aktualisht, Moncada dhe Ibrahimoviq po vlerësojnë se çfarë strategjie të miratojnë për të bindur Leipzigun për të hyrë në negociata. Skenari që do të përfshinte pagesën e klauzolës shkon në 65 milionë euro, shifër kjo e pamundur për t’u arritur nga kuqezinjtë.

Zirzkee mbetet opsion, por gjithçka varet nga Bologna. Plani C është Guirassy, ​​protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Sttutgartin me 26 gola në 27 ndeshje të Bundesligës

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur…