Milani interesohet për Icardin
26 qershor 2023
| 13:38
Marcus Thuram zgjodhi të bashkohej me Interin dhe kjo gjë e ka lënë Milanin pa shumë alternativa në sulm për sezonin e ardhshëm. Olivier Giroud nuk jep më garanci për shkak të moshës, teksa Divok Origi është nxjerrë në shitje për shkak të sezonit mjaft të dobët që bëri.
Siç bëjnë me dije mediet italiane, kuqezinjtë kanë nisur nga puna për të negociuar me ish-kapitenin e Interit, Mauro Icardin. Argjentinasi i dha fund me Galatasarayn pas një sezoni të mirë, për t’u rikthyer sërish te PSG-ja, me këtë të fundit që është e gatshme të dëgjojë çdo ofertë që vjen për Icardin.
Kartoni i 30-vjeçarit vlen 18-20 milionë euro, një shifër e përballueshme për kuqezinjtë, të cilët duken në gjendje alarmante për të përmirësuar repartin ofensivë.