
Milani interesohet për Xhakën
07 nëntor 2019
| 19:27
AC Milan është duke u treguar i interesuar për futbollin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.
Ky i fundit po kalon një periudhë të keqe në skuadrën angleze pasi gjatë zëvendësimit në ndeshjen ndaj Crystal Palaces pati një përplasje me tifozët dhe më pas ai nuk u grumbullua në disa ndeshje nga trajneri Emery, gjithashtu i është hequr edhe shiriti i kapitenit.
Mediet kanë raportuar në Angli se Xhaka mund të shitet në janar, kurse në nën tjetër Milani ka shprehur dëshirën që ta transferojë mesfushorin që mbron ngjyrat e Zvicrës.
/Epoka e re/