Milani ka më shumë futbollistë argjentinas se Interi
17 tetor 2018
| 21:42
Nëse Interi ka qenë gjithmonë një koloni argjentinase, Milani ka pasur shumë lojtarë brazilianë. Por, me kalimin e viteve diçka ka ndryshuar në kampin kuqezi dhe ndoshta për herë të parë janë ata që kanë 3 lojtarë argjentinas në skuadër, kundrejt vetëm 2 të Interit. Në ekipin e Gatuzos luajnë mbrojtësi Mateo Muzakio, mesfushori Lukas Bilja dhe sulmuesi Gonzalo Higuain.
Në kampin zikaltër janë vetëm dy sulmuesit Mauro Ikardi dhe Lautaro Martinez. Në një skuadër ku ligjin e kanë bërë Zaneti, Samuel, Veron, Simeone, Kambiaso dhe Milito është e vështirë të shohësh vetëm dy argjentinas. Dhe si për çudi, janë pikërisht argjentinasit që formojnë shtyllën vertebrale të Milanit që nga mbrojtja deri në sulm.