Milani kërkon rikthimin falas të El Shaarawyit

10 janar 2021 | 11:22

Stephan El Shaarawy mund të rikthehet tek Milani. Sulmuesi i Shanghai Shenhua dëshiron të largohet nga Kina dhe Paolo Maldini po e monitoron me kujdes situatën e tij.

Sipas raportimit të “Corriere Dello Sport”, agjenti i 28-vjeçarit, i cili është dhe vëllai i El Shaarawyt, po mbyll kontratën me kinezët dhe kështu “Faraoni” do të jetë një lojtar i lirë.

Kujtojmë që sulmuesi anësor ka qenë pjesë e “Djallit” nga viti 2011 deri në 2016. Stephan ka luajtur në total 101 ndeshje me milanezët, ku ka shënuar dhe 27 gola. Në garë për italianin është edhe Fiorentina, që i garanton më shumë hapësira në formacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës u mblodh gjatë ditës…