Milani largohet nga Superliga Evropiane
Pas Atletico Madrid dhe Interi, Milani është skuadra e radhës që e zyrtarizon tërheqjen nga Superliga Evropiane.
Përmes një deklarate zyrtare, klubi kuqezi e pranon se do të dëgjojë gjithmonë zërin e tifozëve. Ndërkohë, në Superligë kanë mbetur vetëm Real Madrid, Juventus dhe Barcelona nga 12 klube që ishin në fillim.
“Ne e pranuam ftesën për të marrë pjesë në projektin e Superligës me synimin e mirëfilltë për të ofruar një garë më të mirë evropiane për tifozët e futbollit në mbarë botën dhe në interesin më të mirë të klubit e të tifozëve tanë. Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për përparimin dhe strukturat e futbollit evropian kanë evoluar dhe ndryshuar gjatë dekadave Sidoqoftë, zërat dhe shqetësimet e tifozëve në të gjithë botën janë mëse të qarta dhe AC Milan duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zërit të atyre që e duan këtë sport të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të dhënë një model të qëndrueshëm për futbollin”, mbyllet deklarata e kuqezinjve.