Milani mendon për Fabregasin

28 shtator 2018 | 12:11

Milani këtë sezon ende nuk ka gjetur formën e duhur dhe duket se skuadra vuan mungesën e një organizatori.

Leonardo po shikon mundësitë për të ndërhyrë në afatin kalimtar të janarit me një emër të rëndësishëm, atë të Cesc Fabregasit. Spanjolli mund të jetë një mundësi e mirë edhe nga ana ekonomike, pasi është në muajt e fundit të kontratës dhe në janar, me një ofertë jo shumë të lartë, fantazisti mund të bindet që të largohet nga Chelsea.

Edhe Sarri nuk e shikon Fabregasin titullar, ndaj operacioni ka shumë shanse të konkretizohet në favor të Milanit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evgjeni Thaçi 1. Protesta është thirrur dhe organizuar nga partia…