Milani mposht Veronën, drejt Ligës së Evropës
05 maj 2018
| 20:37
Milani ka shënuar fitore bindëse në sfidën e sotme kundër Veronës, për të qenë edhe më afër që të sigurojë një vend që e çon në Ligën e Evropës.
Rossonerët fituan përballjen e sotme me rezultat prej 4 me 1, transmeton Koha.net. Me golin e parë që e shënoi Calhanoglu në minutën e 11 pas asistimit nga Suso.
Cutrone dyfishoi epërsinë, kurse Abate shënoi golin e tretë për vendasit.
Në minutën e 85 Verona e ngushtoi epërsinë përmes Lee, megjithatë Milani shënoi edhe njëherë pas katër minutave përmes Borinit.
Tani në vendin e gjashtë Milani ka 60 pikë, kurse Verona në vendin e 19 ka 25 pikë.